Në muajin korrik publikohet albumi i Bleros

Në muajin korrik publikohet albumi i Bleros

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi ka paralajmëruar se në muajin qershor do ta sjellë albumin e ri që do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë.

Kurse, së fundmi me anë të një postimi në Instagram këngëtari me keqardhje ka njoftuar fansat e tij, se për shkaqe teknike lansimi i albumit është shtyer për datën 14 korrik.

Me keqardhje ju informoj që albumi im ‘6 copë jetë’ shtyhet deri më datën 14 korrik për shkaqe teknike. Ju dua shumë të gjithëve dhe më vjen keq. E di që po e prisni padurim”, ka shkruar Blero në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

#6copëjetë

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Ndryshe, “Ske Jetë” është projekti i fundit muzikor që Blero ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Teuta Selimin. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media