Projekti pritet të publikohet të premten

Projekti pritet të publikohet të premten

Reperi i njohur, Fero para disa jave ka paralajmëruar fansat se gati ka një projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë më 14 shkurt.

Mirëpo, nuk ndodhi ashtu si është planifikuar, shkruan rtv21.tv.

Përmes një postimi në Instagram reperi ka treguar se për nder të viktimave në tragjedinë që ndodhi dje në  Maqedoni e ka shtyrë publikimin e projektit të ri muzikor për të premten.

Reperi Fero, ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident, si dhe u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve.

 Dje në autostradën Shkup-Tetovë, një autobus u rrokullis dhe mori jetën e 14 personave. Nga ky aksident mbetën të lënduar më shumë se 30 të tjerë. Shtatë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën./21Media