Nuk paraqitet në KPA

Nuk paraqitet në KPA

Seanca gjyqësore për gjyqtarin Artur Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese është shtyrë për 3 tetor.

Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së gjyqtarit në seancën e sotme Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.

Në seancë ishte vetëm Komisioneri Publik.

Subjekti i rivlerësimit, Artur Malaj, nuk ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore.Bashkëshortja e tij i dorëzoi trupit gjykues një raport mjekësor dhe kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të shtyrë seancën e planifikuar, për shqyrtimin e analizës financiare dhe administrimin e provave të depozituara në funksion të shqyrtimit gjyqësor” thuhet në njoftim.

Seanca më 3 tetor do të mbahet në orën 10:00.