Shtyhet takimi Kurti- Mustafa

Takimi mbahet në ora 15:00

Takimi i paraparë të fillojë në ora 14:00 në mes Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike është shtyrë për në ora 15:00.

Sipas zyrtarëve të të dyja partive thanë se u duhet kohë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e subjekteve përkatëse politike në lidhje me takimin.

Të dy partitë pretendojnë se duhet të shkojnë në takim me planet konkrete për arrtijen e marrëveshjes së koalicionit.

Kurti dhe Mustafa janë takuar edhe dje, por që nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Dallimet mes të dyja palëve qëndrojnë kryesisht në postin e presidentit të cilin e kërkon Lidhja Demokratike e Kosovës. /21Media

Back to top button