Xhirimet të cilat  ishin planifikuar të fillojnë javën e ardhshme

Xhirimet të cilat  ishin planifikuar të fillojnë javën e ardhshme

Në fillim të vitit ishte paralajmëruar se seriali i famshëm “Friends” po rikthehet me një episod.

Por, për shkak të koronavirusit xhirimet të cilat  ishin planifikuar të fillojnë javën e ardhshme, janë shtyrë për një kohë tjetër.

Siç ishte raportuar në mediat e huaja gjashtë aktorët do të shfaqen për herë të parë bashkë pas 16 vjetësh. Për këtë projekt njëorësh aktorët do të paguhen nga 2.5 milionë dollarë.

“Friends” është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman. Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Seriali konsiderohet si një nga shfaqjet më të njohura të të gjitha kohërave. /21Media