NISMA- AKR tregon planin për vende të reja të punës

NISMA- AKR tregon planin për vende të reja të punës

Koalicioni Nisma- AKR prezantoi në DebatPernime planin për gjenerimin e vendeve të reja të punës në rast se vijnë në pushtet.

Valdrin Lluka nga ky koalicion përmendi tri kritere në të cilat ky koalicion bazohet për krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas Llukës këto kritere janë: përkrahja e investimeve të huaja, përkrahja e bizneseve vendore si dhe rritja e eksportit.

“Për ne si koalicion kemi paraparë 10 shtylla kryesore që i ndihmon pikërisht këtyre tri pikave dhe fokusin kryesor e kanë, ndër to p.sh është thithja e investimeve të huaja përmes platformave të biznes-parqeve që vijnë me objekte modulare pra me objekte të gatshme të cilat i përshtaten nevojave të investitorit të huaj dhe në atë rast ato objekte jepen pa qira”
, tha Lluka.

Ai premtoi se do ta heqin tatimin në fitimin që vjen si rrjedhojë e eksportit. /21Media