Shkaku i vrasjes besohet se ishte dhuna në familje

Shkaku i vrasjes besohet se ishte dhuna në familje

Një çift i martuar në Teksas dhe vajza e tyre 5-vjeçare janë gjetur të vdekur. Vdekja e tyre besohet se erdhi nga dhuna në familje.

Policia tha që një burrë 36 vjeçar, gruaja e tij 37 vjeçare dhe vajza e tyre, 5 vjeç, u gjetën të vdekur në banesën e tyre në kompleksin Kendall Manor në Houston, Teksas, të premten, rreth orës 01:00.

Ata u gjetën kur anëtarët e familjes shkuan në shtëpinë e tyre për të shikuar, pasi që nuk ishin dëgjuar me ta prej fillimit të javës.

Policia tha se të tre trupat u gjetën brenda në një dhomë gjumi dhe se një armë u gjet gjithashtu në vendin e ngjarjes, transmeton rtv21.tv.

Hetuesit e vrasjeve i thanë gazetarëve se dukej se burri ishte vrasësi dhe se një armë u gjet pranë trupit të tij.

Sipas policisë besohet se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e dhunës në familje.

Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë incidentin për të zbuluar se çfarë ndodhi./21Media