Sa po i sjell fitim Nihanit profesioni i saj

Sa po i sjell fitim Nihanit profesioni i saj

Falë talentit të saj për aktrim e natyrisht edhe bukurisë, aktorja e njohur,  Neslihan Atagul, siç raportojnë mediat turke po fiton shuma marramendëse nga kontratat që po lidh edhe me kompanitë e ndryshme për t’u bërë fytyrë reklamuese.

Haberturk raporton se aktorja ka nënshkurar një kontratë në vlerë prej 300 mijë eurove. Ndërkohë që pak muaj më parë kontrata tjetër që ka nënshkruar me një kompani shamponësh ka qenë 250 mijë euro.

Po ashtu raportohet se çdo javë Atagul fiton 10 mijë euro për angazhimin e saj në serial.

Neslihan Atagul, tek ne është e njohur për rolin e “Nihanit” tek seriali “Kara Sevda”, i cili transmetohet në RTV21 çdo të mërkurë, të enjete dhe të premte.  Angazhimi saj në këtë serial i ka dhënë  famë edhe më shumë e përveç kësaj po del që të jetë mjaft profitabil dhe nga ana financiare./21Media