Mbrojtësi portugez pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian

Mbrojtësi portugez pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian

Joao Cancelo kërkohet me ngulm nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Juventusi dhe Interi e kërkojnë me ngulm lojtarin, por për portugezin ka shfaqur interesim edhe Tottenhami.

Trajneri i klubit londinez, Mauricio Pochettino sheh te portugezi zëvendësuesin ideal të Kyle Walker që në këtë verë la Spurs për t’u transferuar te Manchester City i Pep Guardiolës.

Valencia tashmë i ka vënë një çmim futbollistit, për të cilin kërkon 30 milionë euro.