Nora publikon pamje të reja nga klipi

Nora publikon pamje të reja nga klipi

Dy artistët e njohur të skenës, Nora Istrefi dhe Gjiko po vijnë edhe me një bashkëpunim. “Anna” titullohet projekti i përbashkët i tyre, xhirimet e të cilit kanë përfunduar. Por se kur do të publikohet projekti nuk dihet ende.

Artistja duket shumë seksi në klipin e ri, pamje të cilat i publikoi në llogarinë e saj në Instagram. E veshur në pantallona të kuqe dhe një bluzë të zezë të shkurtër, këngëtarja rrëmbeu vëmendje të madhe, shkruan rtv21.tv

Bashkëpunimin e parë Nora dhe Gjiko e kanë publikuar më 23 korrik të vitit 2017. Ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm, deri më tani ka grumbulluar mbi 29 milionë klikime./21Media