Niveli komunal është i varur nga ai qendror

Niveli komunal është i varur nga ai qendror

Komunat në Kosovë nuk ushtrojnë kompetenca të pavarura por ato vazhdojnë të jenë të varura nga institucionet e nivelit qendror.

Kështu ka dalë nga një analizë e GAP-it e cila është prezantuar sot në një konferencë për media.

Kjo ndërvarësi sipas drejtuesve të GAP bën që në shumicën e rasteve komunat të duken si mekanizma në shërbim të nivelit qendror.

Bekim Salihu nga GAP ka thënë se ka raste kur një investitor gjerman nga Peja është larguar për shkak të procedurave të stërzgjatura.

Sipas tij këso raste kanë ndodhur në disa komuna dhe ka komuna ku nuk ka mundësi të ndërtojë çerdhe e as shkolla për shkak se nuk i menaxhojnë pronat sepse në shumë raste janë prona që menaxhohen nga AKP-ja