Ende nuk është caktuar mbledhja konstitutive e Kuvendit

Ende nuk është caktuar mbledhja konstitutive e Kuvendit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli foli për mundësinë e krijimit të Qeverisë nga koalicioni PAN. Sipas tij, Qeveria e formuar nga PAN-i do të ishte Qeveri e pakicës shqiptare.

“Nëse PAN arrin ta bëj qeverinë, kjo Qeveri do të ishte qeveri e pakicës shqiptare, sepse shumica e deputetëve shqiptar do të ishin në opozitë. Nuk besoj që ka qenë vullnet i vetëdishëm i qytetarëve që ta lë shumicën e përfaqësuesve të tyre në opozitë” ka shkruar Topalli.

Sipas tij, një Qevri e formuar nga PAN nuk do të sjellë ndryshimin,

“Qytetarët u përcaktuan për ndryshimin, për kryeministrin dhe ky vullnet nuk do të duhej të shkelej për shkak të disa interesve individuale për të qëndruar në pushtet, aq më keq që një qeveri e tillë çfar mund të formoj PAN do të garantonte përsëritjen e asaj që ka ndodhur gjat viteve të fundit, por në asnjë mënyrë ndryshimin. Një eksperiment, i përsëritur në kushte të njejta, me akter të njejtë, nuk mund të sjell rezultate ndryshe” ka shkruar Topalli.

Ndryshe, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare Presidenti i Republikës së Kosovës, e ka për obligim kushtetues që brenda një muaji të caktoj ditën e mbledhjes konstitutive të Kuvendit. / 21Media