Shyhretja publikoi një fotografi të bukur

Shyhretja publikoi një fotografi të bukur

Një ndër emrat më të njohur që ka skena muzikore, Shyhrete Behluli, numëron vite të tëra e suksese të panumërta në sferën e muzikës. Qysh nga fillimi i karrierës së saj u shqua për zërin e saj, paraqitjet e saj dhe për elegancë.

Ndonëse kanë kaluar vite që nga fillimi i karrierës së saj, ajo vazhdon të jetë e njejta, tejet elegante. Këtë e dëshmon edhe fotografia e fundit e Shyhretes e realizuar në Belgjikë, me të cilën përshendeti ndjekësit e saj të shumtë, shkruan rtv21.tv

“Pershendetje nga Belgjika, ju deshiroj nje vikend te mire!”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Mbase mund të pritet një projekt i ri nga këngëtarja e madhe e skenës. Deri atëherë, shoqërohuni me këngën e fundit të saj “Ditëlindja”, që e publikoi para dy javësh./21Media