Publikoi një fotografi të bukur me Engjin

Publikoi një fotografi të bukur me Engjin

Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo numëron vite të tëra në skenën muzikore dhe talentin për muzikë e ka trashëguar edhe vajza e saj, Engjëllusha, e cila vitet e fundit po e shoqëron të ëmën në çdo mbrëmje e ahengj familjar.

Së fundi, artistja e madhe shqiptare, publikoi një fotografi me të bijën, duken të lumtura pranë njëra-tjetrës, transmeton rtv21.tv

“Vallja e nuses” është videoprojekti i fundit i dy artisteve më të dashura të estradës. Këtë projekt e kanë pulikuar më 20 qershor dhe numëron mbi 2 milionë klikime.

Nënë e bijë kanë sjellë edhe më herët bashkëpunime, ndër to veçohen: “Çika e hastretit”, “Dasma e nipit”, “Nuse kosovare”, “Deshti fati”, e shumë të tjera./21Media