E gjithë familja së bashku

E gjithë familja së bashku

Me këngët e saj Shyhrete Behluli vazhdon t’i ëmbëlsoi festat dhe gëzimet familjare të shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.

Sot kur ajo feston ditëlindjen e 58-të e gjithë familja e saj janë mbledhur së bashku për të festuar. Në një fotografi të publikuar nga vajza e saj, Gresa familja e këngëtares së bashku duket mjaft e lumtur.

Për gjatë karrierës së saj muzikore, Shyhrete Behluli, publikoi shumë hite muzikore, duke u bërë një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Në këngët e saj, Shyhrete Behluli ka trajtuar tema nga më të ndryshmet si ato për kombin, lirinë, familjen, dashurinë të gjitha këto ndër vite i ka kënduar me emocion dhe dashuri të madhe.


Publiku për Shyhreten ka interesim të  madh  edhe përtej punës së saj, këtë e dëshmoi më së miri dasma e djalit të saj, Kushtrimit në vitin 2016 e cila bëri bujë të madhe.

Shyhretja është e martuar prej vitesh me Lulin, dhe janë prindër të pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Ata gjithashtu janë edhe gjyshër të tri dy mbesave dhe një nipit, kurse hapave të saj po shkon e bija Engjëllusha, e cila është bërë emër i njohur i muzikës popullore.  /21Media