Shyhretja zbulon pak nga videoklipi, 8 marsi po vjen...

Shyhretja zbulon pak nga videoklipi, 8 marsi po vjen…

Zëri i ëmbël i muzikës popullore, Shyhrete Behluli përmes këngës ka trajtuar tema nga të ndryshmet si për atdheun, familjen, shoqërinë, projekte këto që janë pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

Shyhretja kësaj radhe si duket do t’i këndojë një personi shumë të veçantë, nënës. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja 60-vjeçare ka zbuluar një pjesë nga videoklipi, i cili do të publikohet së shpejti.

“Së shpejti”, është mbishkrimi i Shyhretes në Instagram.

Ndryshe, “Gëzim i shtëpisë” është projekti i fundit muzikor që në dhjetor të vitit që lamë pas. Kënga numëron mbi 2 milionë klikime në Youtube./21Media