Si gjithmonë, duket bukur

Si gjithmonë, duket bukur

Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli tash e sa ditë po shijon pushimet në Kapadokia të Turqisë, me bashkëshortin e saj, Lulin. Prej Turqisë, këngëtarja po sjellë kohë pas kohe fotografi të bukura, e me këtë të fundit ka rrëmbyer vëmendje.

Artistja e njohur shqiptare në këtë fotografi shfaqet me veshje sportive të markës Nike, por si gjithmonë duket bukur, shkruan rtv21.tv

Projekti i fundit i Shyhretes mban titullin “Je e vetmja” dhe është dedikim për nënën. Ky projekt është publikuar me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas dhe është pëlqyer shumë nga publiku, duke marrë mbi 3 milionë klikime./21Media