Shyhretja publikon imazhe festive

Shyhretja publikon imazhe festive

Sot besimtarët e fesë islame festojnë Kurban Bajramin. Edhe në vendin tonë kjo festë po shënohet mes familjes, ndërsa rrjetet sociale po vërshojnë nga fotografitë, shkruan rtv21.tv.

E kësaj nuk i kanë ikur as të famshmit. Këngëtarja, Shyhrete Behluli këtë festë e ka pritur pranë familjes së saj. E rrethuar nga bashkëshorti vajzat, djemtë, mbesat e nipat ajo duket shumë e lumtur.

Këto momente i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku paraprakisht ka uruar edhe festën./21Media