Shyhretja kalon ditën me nënën në Mushtisht

Shyhretja kalon ditën me nënën në Mushtisht

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli e ka kaluar ditën pranë një personi shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Shyhretja ka kaluar kohë në Mushtisht pranë nënës bashkë me vajzën e saj, Engjëllushën, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi në të cilën ka pozuar në veshje sportive pranë nënës dhe vajzës.

Ndryshe, “Ditëlindja” është projekti i fundit muzikor që Shyhrete Behluli ka publikuar. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media