Kaq vjet mbush sot Shyhrete Behluli

Kaq vjet mbush sot Shyhrete Behluli

Sot është ditë e veçantë për këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli. Ajo feston ditën e lindjes.

Në bazë të biografisë së saj në internet ajo mbush 57 vjet, shkruan rtv21.tv

Shyhretja këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. Kënga u bë pjesë e jetës e saj duke e  shoqëruar nëpër shtigjet e jetës ku i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime.

Për gjatë karrierës së saj muzikore, Shyhrete Behluli, publikoi shumë hite muzikore, duke u bërë një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Në këngët e saj, Shyhrete Behluli ka trajtuar tema nga më të ndryshmet si ato për kombin, lirinë, familjen, dashurinë të gjitha këto ndër vite i ka kënduar me emocion dhe dashuri të madhe.

Publiku për Shyhreten ka interesim të  madh  edhe përtej punës së saj, këtë e dëshmoi më së miri dasma e djalit të saj, Kushtrimit në vitin 2016 e cila bëri bujë të madhe.

Shyhretja është e martuar prej vitesh me Lulin, dhe janë prindër të pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Ata gjithashtu janë edhe gjyshër të tri dy mbesave dhe një nipit, ndërkaq hapave të saj po ecën e bija Engjëllusha, e cila është bërë emër i njohur i muzikës popullore.  /21Media