Këngëtari zgjedhi njërën nga këngëtaret e njohura

Këngëtari zgjedhi njërën nga këngëtaret e njohura

Mahmut Ferati është njëri ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore, i cili për dekada me radhë ka argëtuar publikun. Këngëtari i tillë vazhdon të jetë edhe sot, i cili nuk ndalet së publikuari projekte me tematika të veçanta, shkruan rtv21.tv

Këngëtari njihet edhe si person që ka kontakte të mira me këngëtarë të Kosovës dhe më gjerë. Së fundmi, ai “u detyrua” të zgjedhte ndërmjet dy këngëtareve të mirënjohura kosovare, Shyhrete Behlulit dhe Shkurte Fejzës.

Në këtë pyetje, Mahmuti në emisionin “Mirage” u shpreh se të dyja janë këngëtare të mira dhe se nuk mund t’i ndajë, por pasiqë ka bashkëpunuar më shumë me Shyhreten, ai e zgjedhi këtë të fundit.

“Masi ka qenë bashkëpunimi me mu ma i madh me Shyhreten, Shyhreten”, u shpreh këngëtari për “Mirage”.

Kujtojmë që më 08 qershor Mahmut Ferati ka publikuar projektin “Nuk e l’shojmë vendlindjen”./21Media