Pushime familjare

Pushime familjare

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, bashkë me dy vajzat Engjëllushën e Gresën dhe djalin e vogël Lumin, kanë udhëtuar në Stamboll.

Në rrjetin social Instagram, Engjëllusha ka publikuar fotografi dhe video nga pushimi i tyre, shkruan rtv21.tv

“Hera ime e parë në Stamboll, mezi pres ta shoh qytetin”, ka shkruar Engjëllusha krahas njërës video.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Shyhrete Behluli është “Ditëlindja”. Deri tani kënga ka arritu mbi 700 mijë klikime. Ndërsa projekti i fundit nga Engjëllusha është “Inat”, të cilin e ka publikuar në muajin qershor dhe deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 1 milionë klikime. /21Media