Shyrhete Behluli sot mbushi 57 vjet

Shyrhete Behluli sot mbushi 57 vjet

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli sot feston 57 vjetorin e lindjes. Me këtë rast këngëtarja ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët, shkruan rtv21.tv

Përveç urimeve një dhuratë shumë të veçantë Shyhretja vendosi ta ndajë me mbi 164 mijë ndjekësit në rrjetin social, Instagram. Përmes një fotografie të publikuar në këtë rrjet, shihet një portret i këngëtares të cilën ia ka dhuruar djali i saj,  Lum Salihu.  “Dhurate nga djali im @lumsalihu 😍❤️ e punuar nga duart e arta te @gentidubovci 👏🏻, ka shkruar artistja në imazhin e publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Dhurate nga djali im @lumsalihu 😍❤️ e punuar nga duart e arta te @gentidubovci 👏🏻

A post shared by Shyhrete Behluli Official (@shyhrete_behluli) on

Shyhretja është e martuar prej vitesh me Lulin, dhe janë prindër të pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve. Ata gjithashtu janë edhe gjyshër të tri dy mbesave dhe një nipit, ndërkaq hapave të saj po ecën e bija Engjëllusha, e cila është bërë emër i njohur i muzikës popullore.

“Shnosh me kanë” është projekti i fundit muzikore i artistes që ishte publikuar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media