Urimi i Shyhretes për nënën e resë

Urimi i Shyhretes për nënën e resë

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli është ndër emrat më të dashur të estradës muzikore. Ajo për dekada me radhë ka argëtuar publikun me zërin dhe stilin e veçantë, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot, shkruan rtv21.tv

Krahas angazhimeve në muzikë, këngëtarja shumë e dashur për publikun po tregohet mjaft aktive edhe në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë.

Së fundmi, Shyhretja ka shfrytëzuar instagramin për të uruar mikateshën e saj, nënë e resësë saj, Dritën.

“Urime ditelindjen shume e nderuara Zonja Drite <3 Se te kam mikeshe per qefi”, ka shkruar Shyretja krahas imazhit të bukur me nënën e Leartës.

Me rastin e ditëlindjes, reja e Shyhretes, Learta ka uruar nënën e saj përmes disa imazheve të publikuara në instagram për 169 mijë ndjekësit e saj.

Ndryshe, Learta Kakupi përveç që njihet si reja e Shyhretes, ajo merret edhe me këndim. Projektin e parë ajo e ka publikuar në muajin maj, në bashkëpunim me vjehrrën e saj, Shyhrete Behlulin. Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani numëron 2 milionë e 231 mijë e 297klikime në Youtube./21Media