Bytyqi tregon arsyet pse u largua nga Nisma

Bytyqi tregon arsyet pse u largua nga Nisma

Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij në Nismën Socialdemokrate.

Ai tha se “nuk e sheh të udhës të vazhdoj atje ku duhet ta bëjë bashkëspartanin me gjithë ata që çdo ditë duhet ta mbrojnë partinë nga gabimtarët e brendshëm”.

Bytyqi, që është ministër në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se dy gjëra e kishin bashkuar në filet e rrugëtimit të tij politik me Nismën.

Bindja socialdemokrate që jeton në personin tim dhe vrazhdësia e efektit ndarës të PDK-së ku njeriu që unë respektoj më shumë nga gjithë tjerët në skenën tonë politike e të zhvillimeve Jakup Krasniqi ishte vënë padrejtësisht edhe në goditje opinionesh si produkt i aferës së përgjimeve”, shkroi Bytyqi në Facebook.

Ish ministri i arsimit, tha se sfidat e thirrjes instutucionale që rezultojnë nga përgjegjësia drejtuese ishin dhe mbeten të shumta!
Asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapsirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale!”, tha ai.

Autokracia partiake te ne provon dhe ia arrijnë ku e ku ta bëjë jo vetëm politiken e hises koalicioniste, por edhe secilën detyrë të asaj hiseje veq e veq deri në përmasën që deformon secilën lindje iniciative a vazhdimësie dhe gjithçka sheh e provon ta përdorë si aset përfitimi a kapjeje!…Shteti i xhepave partiakë bëhet e keqja e përgjithshme dhe e mban në këmbë autokracinë partiake! Të tilla shkarje mjerisht sot janë ethet e frikshme të mentalitetit (mykur në praktikat e lindjes), ku edhe ne kemi hisen tonë në prodhimin jo vetëm të mendësisë, por edhe e të së keqes!Kjo e bënë të lëngoj shoqërinë, e fyen socialdemokracinë si vlerë konkuruese për univerzalen e gjykimit njerzor!”, tha mes tjerash ai.

Bytyqi  tha se partia ishte në një deficit “pas ikjes së kalibrave të mëdhenj si Xhevat Bislimi, Bajram Ajeti, izet Ibrahimi dhe mos bashkimit të heshtur të shumtëve, të cilët i ndaloi ky largim i atyre që konsideroheshin bashkëshpatullat e ndërtimit të partisë! gjendja e tillë prodhoi realitetet e reja dhe brezi ynë erdhi në shprehje!”

Ai në fund uroi që “në një të ardhme të afërme pas një katarsisi të brendshëm, i cili do ta vetëdijesonte të majtën tonë, të ndërtohet kulmi i përbashkët mbi themele parimesh të majta, me çka socialdemokracia do bëhej avangarda e ndërtimit të shoqërisë dhe vlerave tona!”./21Media