Si do të reagojë Putin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO?

Paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putinit drejtuar Finlandës për të mos u anëtarësuar në NATO duket se kanë dështuar. Pushtimi i tij në Ukrainë ka shkaktuar pikërisht gjënë që ai i frikësohet më shumë: zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s deri në kufijtë e Rusisë.
Pra, si do të përgjigjet ai?
Lëvizjet ushtarake- Tani për tani, Presidenti Putin i ka duart plot në Ukrainë, kështu që nuk ka gjasa të bëjë ndonjë lëvizje të papritur në drejtim të Finlandës. Trupat ruse afër kufirit të përbashkët 1300 km janë ridislokuar në jug. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ka të ngjarë të lëvizë trupat dhe raketat më afër kufirit të Finlandës dhe të kryejë patrullime agresive ajrore dhe detare, shkruan BBC.
Lufta hibride- Sulmet kibernetike dhe spiunazhi kibernetik kanë vazhduar prej disa kohësh, me synim shumicën e shteteve evropiane. Tani mund të pritet që këto të drejtohen posaçërisht ndaj Finlandës dhe Suedisë nëse bashkohen me NATO-n, të shoqëruar nga mohimet e zakonshme zyrtare të fajësisë, transmeton rtv21.tv.
Përmbysje- Putinit i pëlqen të luajë një lojë të gjatë dhe ai mund të vendosë që neutraliteti historik i këtyre dy vendeve nordike do të thotë se çdo vendim për t’u bashkuar me NATO-n mund të anulohet. Me kalimin e kohës, ai mund të zgjedhë të përpiqet të formësojë opinionin publik finlandez kundër NATO-s me ndihmën e robotëve në internet dhe llogarive të rreme./21Media

Back to top button