Të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po kalon çaste romantike me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Lidhja e çiftit filloi në muajin qershor, vetëm disa javë pasi ajo u nda nga ish-i dashuri, Isaac Carew. Që nga ai çast ata janë të pandashëm, e të dashuruar kokë e këmbë.

Së fundi, Dua publikoi një fotografi me të, ku shihen me veshje të shtëpisë së modës “Burberry”. Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, transmeton rtv21.tv

Siç raportojnë mediat e huaja, Anwar është tre vjet më i ri se Dua. Ai ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner./21Media