Si e keqtrajtoi nëna djalin e saj për dy vite radhazi

Për dy vite e detyroi djalin të vishte qese mbeturinash si rroba

Për gati dy vite, nëna 37 vjeçare nga Emsburen thuhet se ka torturuar dhe nënçmuar djalin e saj (atëherë 14 vjeçar, tanimë 18). Njerku i tij 39 vjeçar ishte në dijeni për këtë abuzim dhe nuk i ka ndihmuar adoleshentit të dëshpëruar, shkruan rtv21.tv

Çifti tani po përballen me Gjykatën e Qarkut në Osnabruck me akuzat se kanë shkelur detyrën për kujdes dhe edukim si dhe heqje të lirisë (në këto akuza përfshihet vetëm nëna), transmeton rtv21.tv

Është një rast tronditës: që nga 9 shkurti i vitit 2015 deri më 2 janar të 2017-së, nxënësi i shkollës së mesme Marwin (18 vjeçar, emri i është ndryshuar) nga Emsburen ka vuajtur nga një martirizim i pabesueshëm.

Aktakuza u lexua të martën, duke u bazuar kështu në dëshminë e viktimës dhe të motrës së tij (16 vjeçare).

“Kur Marwin vinte nga shkolla në shtëpi, ishte i detyruar të hiqte rrobat e tij dhe të vishte vetëm dy qese mbeturinash të verdha si rroba. Në këto kushte, atij i duhej të vishte një maskë kirurgjikale, pasi që bakteret mund të shpërndaheshin në ajr dhe mund të rrezikonin shëndetin e motrës së tij”.

Atij nuk i ishte lejuar të përdorte banjën e shtëpisë dhe i është dashur ta pastronte veten vetëm me ujë  të ftohët. Nevojat fiziologjike i është dashur t’i kryente në një kuti dhe t’i groposte diku, ndërsa urinën në kopsht.

In this garden hut, the son was allowed to take a shower and wash

Natën djaloshit i ishte dashur të flinte në dysheme pa mbulesa në dhomën e tij në katin e dytë të shtëpisë, ku nuk kishte fare dritë. Vetëm kur ishte shumë ftohët nëna e tij i dhuronte mbulesa, shkruan rtv21.tv 

Dhoma përgjatë natës ishte e mbyllur nga jashtë si dhe i mbyllur ishte edhe dollapi i rrobave në mënyre që ai të mos vishte rroba gjatë natës.

The boy was locked in this room

Djalit nuk i lejohej të hante ushqimin së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe si ushqim i tij ishte vetëm një copë bukë që e ëma ia sillte në dhomën e tij. Vetëm për krishtlindje djaloshi kishte mundësinë të ulej në të njëjtën tavolinë me familjen dhe atë vetëm për një orë.

Ka pasur edhe rrahje pothuajse të përditshme, disa me një fshesë, shkelma e keqtrajtime të tjera. Madje, thuhet se nëna e tij e rrihte edhe me pajisje të kuzhinës dhe kur ai fillonte të qante nga e rrahura, detyrohej të mbulonte fytyrën me duar.

Në fund të vitit 2016, motra e tij i kishte incizuar fshehurazi abuzimet që i bëheshin nga prindërit dhe ua kishte treguar shoqeve në shkollë. Njëra nga këto shoqe iu kishte treguar prindërve të saj, të cilët e kishin lajmëruar rastin në polici.

Pas kësaj, Marwini ishte liruar dhe bashkë me motrat ishin larguar nga familja. Tanimë djali është i rritur dhe jeton afër qytetit të Oldenburg. Ndërsa, motrat e tij janë ende në strehimore, shkruan rtv21.tv

Gjatë hetimit, nëna ishte ekzaminuar se nuk ishte në gjendje të mirë psikike. Sipas informatave nga revista e lajmeve “Der Spiegel”, ajo është thënë se kanë qenë e keqtrajtuar edhe në fëmijëri.

Në moshën 19 vjeçare, ajo kishte mbetur shtatzënë, por babai i fëmijës e kishte braktisur atë para se fëmija të lindte.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ajo kishte takuar tanimë bashkëshortin aktual./21Media

Përktheu dhe përshtati: rtv21.tv

Back to top button