Enkelejda Shatri flet për jetën e saj private

Enkelejda Shatri flet për jetën e saj private

Dizajnerja Enkelejda Shatri ishte sonte e ftuar në emisionin veror “21 gradë” në RTV 21. Ajo foli për jetën e saj private,.

Shatri një vajzë nga Shqipëria është e martuar një burrë nga Kosova ku edhe jeton e vepron. Ajo tregoi se asnjëherë nuk ka pasur paragjykime sa i përket lidhjes së saj me një kosovar. E një gjë të tillë nuk është bërë as nga prindërit e saj, përcjell rtv21.tv.

Sipas saj, kjo ka ndodhur për shkak se atë kohë ka jetuar në Fier, qytet i cili kishte popullatë të përzier me të ardhur nga Kosova e nga Çamëria.

“Edhe familja ime nuk ka pasur paragjykime, madje im atë ka qenë i tipit kështu patriot, nuk pati asnjë lloj kundërshtimi të një lidhje me një djalë nga Kosova, ndërsa mami pak kishte atë shumë larg, Kosova larg. Në fakt për atëherë Kosova ishte larg se të merrje rrugën e vjetër kanë qenë 10 orë rrugë.”, tha Shatri.

Enkelejda është e martuar me mjekun Faik Shatri, çifti kanë dy djem binjak që janë të moshës  tetë vjet e gjysmë dhe një vajzë e cila tani është 19 vjeçe./21Media