Të arriturat dhe "dështimet" e Loredanës dhe Mozzikut gjatë vitit 2019

Të arriturat dhe “dështimet” e Loredanës dhe Mozzikut gjatë vitit 2019

Fillimin e vitit 2019 ish-çifti i njohur i estradës sonë Mozzik dhe Loredana e patën si është më së miri. Edhe pse ishin duke e shijuar ndjenjën e të bërit prindër për herë të parë, ata nuk i ndaluan koncertet dhe projektet e reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Pasi që u bënë prindër, dyshja e njohur në muajin janar publikuan projektin “Romeo & Juliet”, i cili deri tani ka mbledhur mbi 61 milionë klikime.

Emrat e tyre gjatë vitit kanë bërë bujë në media jo vetëm për sukseset e tyre, por edhe për disa skandale.

Në muajin maj Loredana ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, nën dyshimin për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, ndërsa vëllai i saj për 200 mijë franga.

Për të dhënë një sqarim në lidhje me krejt këtë Loredana u kthye në Prishtinë në po këtë muaj, ku mbajti një konferencë për media, e edhe këtu afër saj qëndroi Mozziku atë kohë burri i saj.

Pas gjithë kësaj, Loredana doli me një njoftim se ajo ka anuluar koncertet e saj.  “Unë sot po lajmërohem fatkeqësisht jo për një lajm të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet, natyrisht se do të gëzohesha  po të  festoja më ju por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë“, kishte deklaruar Loredana në muajin maj.

Ani pse këtë sfidë sa do pak e kaloi duke e pasur afër dashurinë e saj Mozzik, pak muaj pas krejt kësaj lidhja e tyre filloi të zbehej. Lajmet se çfiti janë drejtë ndarrjes filluan të qarkullonin në muajin tetor.

E para që e konfirmoi ndarjen ishte Loredana, e cila përmes një postimi në Instagram ka njoftuar të gjithë se tani ajo është një nënë beqare.

“Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, kishte shkruar Loredana në Instagram.

Kjo deklaratë e saj, duket se nuk është marrë shumë serizoisht nga fansat e dyshes. Pasi që veprimet e artistëve pas kësaj deklarata e bëri të dyshimt ndarjen e tyre, ose  se ka qenë vetëm krizë momentale në lidhjen e tyre dhe se ata kanë ‘kurdisur’ gjithçka.

Këtu vlenë të përmendet postimi i Loredanës, në muajin tetor një varëse me shkronjën H, kuptimi i së cilës është Hana, vajza e çiftit, dhe shkronjën M, Mozzik. Postimi është fshirë menjëherë, por prapë reperja ka postuar një selfie ku në qafë mbante të njëjtën varëse.

Kurse, Mozzik në një intervistë nëpërmjet Skype-it për “20 Minuten”, i pyetur se a  e dashuron ende Loredanën, ka thënë se “Sigurisht që më pëlqen ajo”. Mirëpo, në po këtë intervisë Mozzik kishte deklaruar se lidhja mes tyre nuk po funksiononte, dhe se Loredana duhet të ndryshojë., shkruan rtv21.tv

Por, gjithçka për ndarjen e tyre ka  treguar Mozzik në një intervistë televizive, i cili ka njoftuar se ata filluan edhe procedurat e divorcit, megjithatë u shpreh se po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.

Edhe pse janë ndarë Loredanën dhe Mozikun gjithmonë do t’i mbajë të bashkuar vajza e tyre Hana e cila edhe pak ditë do t’i mbush një vit jetë.

Ndërsa sa i përket skenës muzikore Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media