Esad Dujaka theksoi që gazetarët duhet t'i përshtaten tregut dhe njeriut

Esad Dujaka theksoi që gazetarët duhet t’i përshtaten tregut dhe njeriut

Veterani i Gazetarisë, Esad Dujaka sot në emisionin “Bon Bon” foli për gazetarinë dikur dhe sot. Lidhur me gazetarinë që ishte bërë kur Dujaka kishte filluar këtë profesion, ky i fundit tha se në atë kohë ishte shumë vështirë të bëhej gazetari.

Ai tregoi se i ka kaluar një ditë e madje edhe ditë të tëra për një lajm. Duke folur për transformimin e gazetarisë, veterani i Gazetarisë u shpreh se tani portal është numër një dhe tha se duhet të ndodhë transformimi i gazetës, shkruan rtv21.tv

“T’i përshtatemi kohës, tregut dhe njeriut, lexuesit dhe shikuesit, ne duhet t’i afrohemi atij.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më tutje, duke diskutuar për gazetarinë dikur dhe sot, Dujaka theksoi që duhet të bëhet gazetaria e terrenit dhe pastaj, shkrimi e konsultimi me redaktorin për informacionet që duhet të publikohen./21Media