Mësoni ku shkollohen, me çfarë aktivitete merren dhe si është jeta e tyre në përditshmëri

Mësoni ku shkollohen, me çfarë aktivitete merren dhe si është jeta e tyre në përditshmëri

Jeta është çdo gjë vetëm jo e mërzitshme kur nëna dhe babai yt janë disa nga njerëzit më të pasur në botë.

Sigurisht se fëmijët e Bill dhe Melinda Gates shkojnë në shkollë, luajnë sporte dhe kanë llogari në Instagram, gati si çdo adoleshent amerikan, por kur babai i tyre posedon mbi 90 miliardë dollarë, nuk ke si tu ikësh privilegjeve të pasurisë, transmeton rtv21.tv

Më poshtë do të gjeni informata interesante për tre fëmijët e Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates kanë tre fëmijë: Jennifer, Rory dhe Phoebe. Familja Gates ka vendosur që shumica e miliardave të tyre të përfundojnë për bamirësi dhe për fondet e besimit, vendim ky për të cilin Bill thotë se fëmijët janë “krenarë për këtë”.

Fëmiju më i madh i Gates, Jennifer, është maturante në Universitetin Stanford. Pavarësisht statusit të babait të saj, si njëri prej maniakëve më të mëdhenj të teknologjisë në botë, Jennifer është rritur me një çasje të vogël të teknologjisë në shtëpinë e saj.

21 vjeçarja është në lidhje me kalorësin egjiptian, Nayel Nassar. Ai më parë kishte studiuar Ekonomi dhe Menaxhment, në Stanfort.

Më e vogla e Gates, 15 vjeçarja Phoebe, është nxënëse në një shkollë të mesme në Seattle, e cila kushton 33 mijë dollarë për një vit.


Djali i vetëm i Gates, Rory, i mbushi këtë vit 18 vjet dhe u diplomua në Shkollën e Mesme, Lakeside.

Në një postim në Instagram për ditëlindjen e tij, Melinda, e përshkroi Roryn si “të dhimbshëm dhe kureshtar”, adhurues i enigmave dhe një feminist krenar.

/21Media