"Sapo u përshendetëm më hynë aq shumë në zemër"

“Sapo u përshendetëm më hynë aq shumë në zemër”

Sot një muaj, Blerim Muharremi dhe Afrona Dika pritet të martohen në një ceremoni madhështore. Dyshja para disa ditësh kanë shpërndarë ftesat e dasmës së tyre dhe çdo ditë e më shumë po përgatiten edhe për detajet e dasmës.

Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja Afrona realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse.

Përveç setit të bukur, në të cilin Afrona shihej e rregulluar si nuse, së fundmi, e fejuara e Bleros në një intervistë tregoi gjëra nga jeta e saj private.

E fejuara e Bleros u shpreh se ka pasur emocione kur ka takuar për herën e parë prindërit e Bleros, duke shtuar se menjëherë i kanë hyrë në zemër, shkruan rtv21.tv

“Ndihesha shumë në siklet para se të takoja prindërit e Blerimit. Edhe pse jam tip i hapur atë ditë kisha shumë emocione. Mendoja si do të nisë prezantimi, biseda etj. Besoj si çdo vajzë që takohet për herë të parë me familjen e partnerit, që dëshiron që të jetë perfekte çdo gjë dhe të mos gabojë apo të mos ta teprojë. Por sapo u përshendetëm më hynë aq shumë në zemër, saqë dukej sikur i njihja prej vitesh dhe u ndjeva shumë mirë.”, është shprehur Afrona për revistën Class.

Blero dhe Afrona do të martohen sot një muaj, 21 shtator. Ceremonia martesore e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media