Momenti kur bie alarmi në mëngjes  është një nga ata më të besdisshëm

Momenti kur bie alarmi në mëngjes  është një nga ata më të besdisshëm

A e lejoni shpesh veten shtatë minuta shtesë, ose pesëmbëdhjetë, ose dyzetë ? E pra, rezulton se ato momente ekstra të shtuara mund të dëmtojnë më shumë se sa ndihmojnë.

Si gjatësia ashtu edhe cilësia e gjumit kanë ndikim se si ndihemi sapo të ngrihemi.

Ashtu si dieta dhe stërvitja, gjumi është unik për çdo person dhe është i rëndësishëm për shëndetin optimal.

Vendosja e alarmit është e dëmshme ndaj kini parasysh të mbani një tjetër regjim.

Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë. Nëse jeni duke fjetur aq sa duhet, duhet të zgjoheni natyrshëm pa nevojën e një alarmi. Nëse keni nevojë për një orë me zile për tu zgjuar në kohë, atëherë ju duhet të flini më herët. Përpiquni për tu zgjuar në orar edhe në fundjavë.

Kjo do të ishte zgjidhje ideale sepse do eliminonit alarmin duke u zgjuar shpejt pa nevojën e tij.

Edhe nëse keni bërë vetëm një orë gjumë mësohuni me këtë disiplinë që të zgjoheni në të njëjtin orar.

Ose nëse e keni shumë të nevojshëm vendose alarmin larg vetes që në momentin që ai të bjerë të zgjoheni përnjëherë nga krevati. Minutat shtesë janë të dëmshme ndaj kjo mund të ishte një mënyrë më efektive.