Duhet të parandaloni pirjen e duhanit, dietat e varfëra dhe të bëni më shumë ushtrime

Duhet të parandaloni pirjen e duhanit, dietat e varfëra dhe të bëni më shumë ushtrime

Public Health England po i sygjeron njerëzit rreth të 30-tave të bëjnë një test për të kuptuar moshën e zemrës, që tregon se a janë të rrezikuar nga sulmi ose goditja në zemër.

Ata besojnë se 80% e sulmeve në zemër, te personat nën 75 vjet mund të parandalohen nëse përmirësohet shëndeti i zemrës.

Stili i jetës jo i shëndetshëm rrit rrezikun e vdekjes së hershme te 4 në 5 adoleshentë, ata pohojnë.

Njerëzit duhet të parandalojnë pirjen e duhanit, duhet të hanë dieta të shëndetshme dhe të ushtrojnë mjaftueshëm.

Testi nuk e tregon diagnozën, pra nuk iu tregon se kur do të keni atak në zemër – por mund të jetë një thirrje për të bërë ndryshime të shëndetshme.

David Green, 59 vjeçar e ka kryer testin.

“Momenti më i keq ishte kur më treguan se zemra ime është 10 vjet më e vjetër se unë dhe se shpresat e mia u shuan”, tha ai për BBC, transmeton rtv21.tv

Ai e bëri testin pasi nuk arriti të bënte provat për rolin e tij në The Full Monty, me rolin e tij në teatër lokal në Plymouth.

Ai nuk ka dëgjuar asnjëherë për moshën e zemrës, por ai ka menduar se mund të jetë vetëm disa vjet më e vjetër sesa ai.

“Unë tani jam 59 vjeç dhe mendoja se mund të jetë 62-63, por 10 vjet të tëra – ishte shokuese. Më thanë se duhet të bëj diçka, në të kundërtën nuk do ta shijojë pensionin. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Posa u pensionova dhe do të doja të jetoja më shumë”, tha David.

Obeziteti, dieta e varfër, mungesa e ushtrimeve dhe shtypja e lartë e gjakut janë shënjues të rrezikshmërisë për zemrën, që mund të ndryshohen.

Si ta përmirësoni shëndetin e zemrës:

Ndalojeni pirjen e duhanit

Bëhuni aktiv

Menaxhojeni peshën

Hani fruta ose perime

Hani peshk

Pini më pak alkool

Lexojeni përmbajtjen e ushqimeve dhe të pijeve./21Media