18 vjet nga sulmi i 11 shtatorit të 2001-tës

18 vjet nga sulmi i 11 shtatorit të 2001-tës

Sulmi terrorist i kryer nga Al Kaeda kundër kullave binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, më 11 shtator të vitit 2001, ndryshoi përgjithnjë jo vetëm qiellin e një nga qyteteve më dinamike në botë, por të gjithë kombin amerikan si dhe vendet e tjera aleate.

Në 18 vjetët e fundit, vendi ku ishin kullat binjake ka ndryshuar vazhdimisht, duke u kthyer në një memorial për 2 mijë e 977 personave me kombësi jo vetëm amerikane, por nga e gjithë bota të cilët humbën jetën nga sulmet.

Ky sulm bëri që të krijohet Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Akti Patriotik dhe zyra për Përforcimin e Doganës dhe Emigrimit.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyesë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.