Si përfundoi darka Rama-Meta?

U tha se ky takim ishte pozitiv

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koaliconit aktual qeverisës.  Në darkë kanë qenë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

“Ata dolën të qetë nga lokali dhe disa burime mbrëmë deklaruan se kanë dalë të kënaqur lidhur me rezultatin e takimit që mund të shënojë një fillim të ri për koalicionin”, shkruan Oranews.tv

Zyrtarisht thuhet se ende nuk ka asnjë vendim sa i takon të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.

Kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta të shoqëruar nga Veliaj dhe Vasili përmbyllën darkën në orën 01:00 pas mesnate.

Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.

Back to top button