Arbnora dhe Leonita janë bërë ndër nuset me të komentuara

Arbnora dhe Leonita janë bërë ndër nuset me të komentuara

Familja e dy futbollistëve shqiptarë Taulant dhe Granit Xhakajt të cilët luajnë për klubet më të njohura botërore këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kjo për faktin se para dy netëve është organizuar një ndejë për nder të fejesës së Taulantit. Ky i fundit dashurinë e tij me fejesë me Arbnorën e kurorëzoi në muajin janar të këtij viti, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër djali më i vogël i Xhakajve, Graniti i dha fund beqarisë vitin e kaluar duke u martuar me Leonitën.

Dy nuset e futbollistëve duket se gëzojnë raport të mirë me njëra tjetrën. Ato jo rrallë herë publikojnë në rrjetet sociale fotografi ku shihet se kalojnë momentet të mira.

Së fundi ishte Leonita që postoi një moment kur ato dyja kanë vallëzuar në ndejën e lartcekur, duke  e uruar dhe duke  i thënë se e do.

Ky nuk është momenti i vetëm, po të shikosh në Instagramin e të dyjave sheh shumë fotografi që ato i kanë bërë së bashku e të shoqëruara me ndonjë dedikim për njëra tjetrën./21media

❤💚

A post shared by ARBNORA NUREDINI (@__arbnoraaaaaa__) on

💜

A post shared by ARBNORA NUREDINI (@__arbnoraaaaaa__) on

♥️2️⃣0️⃣1️⃣8️⃣♥️ @__arbnoraaaaaa__

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@__ll.gx__) on