Me anë të disa këshillave mund ta mbroni lëkurën në stinën e pranverës

Me anë të disa këshillave mund ta mbroni lëkurën në stinën e pranverës

Meqenëse lëkura është një nga pjesët më të ndjeshme, ndaj saj duhet ta shtojmë kujdesin, e sidomos në stinën e pranverës, ku dielli është më i fortë.

Për të përgatitur lëkurën për këtë stinë ju sjellim disa këshilla.

Mbrojtja para ekspozimit- Gjatë ekspozimeve të para ndaj diellit nuk mund të mungojë në çantë kremi mbrojtës i çdo lloji. Që nga gjalpi i kakaos tek kremi për rreth syve, apo produkte të ngjashme në varësi të preferencës deri tek qumështi për trupin për të mbrojtur epidermën nga rrezet ultraviolet.

Pastrimi i lëkurës-Të paktën një herë në javë është e rëndësishme të pastrojmë lëkurën, dhe ta lirojmë nga qelizat e vdekura të mbledhura gjatë dimrit.

Mbajtja e kapeles- Të rriturit, kryesisht mosha e tretë kanë shqetësim edhe nga dhimbja e kokës, ndaj rekomandohet mbajtja e kapeleve dhe evidentimi i rrezeve ne orare të caktuara të ditës.