Këshillat e psikologut

Këshillat e psikologut

Në kohën kur frika dhe paniku po përhapen bashkë me koronavirusin, psikologu klinik, Imri Zabeli ka treguar se si ta menaxhoni këtë situatë. Zabeli në një shkrim në Facebook ka bërë të ditur se ataku i panikut është kategoari e ankthit, i cili manifestohet me ndjenjën se po humbisni kontrollin ndaj vetes dhe mjedisit përreth.

“Ballafaqimi me informata te reja dhe te frikshme te perhapjes se COVID-19, provokon ndjenje te kercenimit, e aktivizon sistemin nervore simpatike, qe reflektohet me rritje te ritmit te frymarrjes, rrahjes se zemres, djersitje, dridhje, marramendje, kolli mund te jete reagim ndaj ritmit te shpejtuar te frymarrjes, simptoma keto qe mund te ngjasojne me COVID-19.”, shkroi ai në Facebook.

Zabeli u shpreh se në këtë gjendje paniku, mjeku është adresa e parë për shpëtim dhe ky reagim në panik paraqet rrezik të merrni infektim nga COVID – 19 në ambientet shëndetësore.Në fund Zabeli tregoi se si të menaxhohet paniku në këso situata.

“Nese perjetoni nje ndryshim shumë te shpejt ne vete, si rrahje te zemres, frymarrje, dridhje, djersitje, marramendje…., mos u alramo, eshte panikë, fokuso vemendjen ne numrim ngadal nga 50 prapa.. 49, 48.47…1. Pije nje çaj, mate temperaturen, nese temperatura eshte e lart dhe kolli nuk ndalet, keni frymëzenje thirre linjen e konsultimit per COVID-19 ne nr 038 200 80 800.”, shkroi Zabeli.

 
Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 15./21Media