Ecja ndikon pozitivisht në trupin e njeriut

Ecja ndikon pozitivisht në trupin e njeriut

Aktiviteti fizik duket se zvogëlon rrezikun e kancerit në zorrën e trashë duke ulur yndyrën e trupit, inflamacionin dhe nivelin e insulinës në trup. Kanceri i zorrës së trashë është në rritje në të gjithë botën dhe shkencëtarët vazhdimisht janë në kërkim të mënyrave për ta parandaluar atë, transmeton rtv21.

Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e kancerogjenezës duke zvogëluar yndyrën e trupit, inflamacionin dhe nivelin e insulinës në trup“, shpjegon Dr. Leandro Rezende, një studiues në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Sao Paulos dhe një nga autorët e studimit,

Në të kundërt, jeta pasive, veçanërisht në adoleshencë, është një burim shqetësimi për shkencëtarët në lidhje me shoqërimin e saj me kancerin e zorrës së trashë.

Specialistët britanik anë dalë në konkluzionin se ushtrimi i aktivitetit të përditshëm fizik të moderuar, të tilla si ecja, mund të zvogëlojë deri në 39% rrezikun e fazës së avancuar të  polipeve adenomatoze, të cilat janë pararendës të kancerit të prostatës, tregojnë specialistët e kancerit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Sao Paulos./21Media