Fizikanti dhe djali 11-vjeçar ndërtojnë super makinë 3D

Fizikanti dhe djali 11-vjeçar ndërtojnë super makinë 3D

Shumë njerëz ëndërrojnë ta kenë një Lamborghini, por çmimi shpesh më shumë se 400 mijë dollarë do të thotë se kjo ëndërr kurrë nuk bëhet realitet.

Por një baba dhe djali i tij nga Colorado, po bëjnë ëndrrën e tyre një realitet duke përdorur një printer 3D për të ndërtuar veturën e tyre, transmeton rtv21.tv.

Fizikanti Sterling Backus dhe djali i tij 11-vjeçar Xander kanë kaluar 16 muaj duke krijuar një Lamborghini Aventador, të kompletuar.

Babë e bir ‘ranë në dashuri’ me makinën, pasi luajtën një video-lojë.

Sterling shtoi se pjesëmarrja e Xanderit ishte një nga aspektet më të kënaqshme të ndërtimit.

Ai mendon se projekti përfundimtar do t’i kushtojë rreth 20 mijë dollarë dhe beson se ka bërë ndryshime të mjaftueshme për të mos pasur ndonjë problem ligjor.

Çdo gjë që nuk mund të shtypet në 3D, të tilla si dritat i kanë blerë./21Media