Mbrojtës më i mirë artificial i syve

Mbrojtës më i mirë artificial i syve

Syzet e diellit janë një mjet thelbësor në ruajtjen e shëndetit të syve dhe indet përreth tij. Para se t’i blini ato duhet të dini se si t’i zgjidhni ato.

Kur i provoni syzet e diellit, shikojeni veten në një pasqyrë të gjatë, ku mund të shihni gjithë siluetën tuaj. Është shumë me rëndësi që t’i përshtatni syzet e juaja të diellit me proporcionet e trupit tuaj dhe jo vetëm me sytë.

Nëse keni mollëza të theksuara, mos i mbuloni me syze të diellit. Ju duhet ta vëni në pah gjithmonë këtë tipar shumë të bukur të fytyrës suaj.

Në shumicën e rasteve, kornizat më të mira për syzet e juaja të diellit duhet të jenë në shpërpjesëtim me formën e fytyrës suaj. Për shembull, nëse keni fytyrë të hollë dhe të zgjatur, ju duhet të provoni korniza ovale ose horizontale për ta shkurtuar fytyrën tuaj dhe për t’i zbutur këndet e fytyrës.

Ngjyra më e popullarizuar dhe më e mirë për lenta të syzeve të diellit është ngjyra e gjelbër në të hirtë. Lentat me ngjyrë të gjelbër në të hirtë e filtrojnë dritën në mënyrë të barabartë dhe e ndryshojnë ngjyrën shumë pak, dhe për këtë arsye janë zgjidhja më e mirë për ditët e ngrohta dhe me diell në plazh ose pranë pishinës.

Lentat me ngjyrë vjollcë, rozë ose të kaltër janë të shkëlqyeshme për efekte të modës, por ka gjasa të mira që këto lenta të përzihen me perceptimin e ngjyrave. Lentat me këto ngjyra mund t’i mbani për raste kur nuk keni nevojë për shikim të përsosur.

Kërkoni syze të cilat bllokojnë së paku 95% të rrezeve ultra vjollcë B (UVB) si dhe 60% të rrezeve ultra vjollcë A (UVA). Kontrolloni etiketën e syzeve të juaja të diellit ose konsultohuni me okulistin tuaj lidhur me përqindjen e mbrojtjes nga dielli të cilën ju ofrojnë lentat e juaja.

Mbi të gjitha, përdorimi një palë syzesh dielli, përveç modës, kushtëzohet nga fakti se ato janë një mbrojtës i mirë artificial i syve./21Media