Si të kaloni një intervistë të suksesshme pune

Këshilla nga një instruktor karriere dhe biznesi

Veshja duhet t’i përshtatet kompanisë

Ju e dini se si funksionon, “Nuk visheni për punën që keni por për atë që dëshironi”. Por duhet gjithashtu të siguroheni se veshja juaj përshtatet me llojin e kompanisë. Varet nëse është korporatë, biznes i vogël apo një vend fashion ku të gjithë e tregojnë në veshje karakterin e tyre. Nëse keni dyshime, zgjidhni thjesht një pamje profesionale por kini parasysh që të ndiheni rehat me rrobat tuaja, vetëm kështu do të jeni të qetë nga ky aspekt.

Përgatituni, përgatituni, përgatituni

Është e vërtetë që përgatitja ju mpin nervat por gjithashtu ju bën të dukeni si një profesionist. Bëjeni Linkedin mikun tuaj më të mirë dhe hulumtoni intervistuesit. Krijoni një lidhje personale nëse mundeni. Ndoshta I njëjti shkollim, ekip sporti apo përvoja udhëtimi. Mund të duket qesharake por kjo do t’ju lidhë menjëherë. Gjithashtu kaloni kohë duke kërkuar edhe për kompaninë psh, mësoni se kur është themeluar dhe nga kush. Duke ditur gjëra të tilla do t’i tregoni intervistuesit se e doni seriozisht këtë vend pune.

Përqendrohuni

Nervozizmi do të jetë me ju kështu që përpiquni të merrni disa herë frymë thellë. Sigurimi i intervistës do të thotë se tashmë jeni pjesë e kompanisë 90 për qind. Dhe mendojeni intervistën thjesht si një bisedë ku dh ju po I vlerësoni ata gjithashtu dhe jo vetëm ata ju. Ky proces është një rrugë më dy kalime dhe duke menduar kështu kjo do t’ju mundësojë të jeni më të qetë. Askush nuk zgjedh dikë nga rruga dhe e fton për të diskutuar rreth një pune nëse nuk janë të sigurt se personi është I kualifikuar.

Tregohuni të guximshëm

Mos kini turp, shkruani një listë me 20 cilësitë tuaja më të mira. Nëse keni nevojë për ndihmë kujtoni komplimentet që keni marrë për karakterin tuaj dhe mos i vini ato aspak në dyshim. Ka ardhur momenti të keni besim në vetvete.

Pyesni dhe përgjigjuni me optimizëm

Theksoni entuziazmin që keni për të punuar për organizatën, në vend që të përqendroheni në largimin nga puna juaj aktuale. Jepni përgjigje pozitive madje dhe për pyetje të cilat janë të ndërlikuara. Për shembull nëse pyeteni për një fushë për përmirësim personal mund të thoni “nuk jam i njohur me x por jam i njohur me y” dhe të tregoni gjithçka që dini të bëni.

Back to top button