Si të kursejmë sipas standardit?, tregon Mentor Geci

Planifikimi afatgjat mund të sjellë kursime

Sot në kuadër të emisionit të pasditës së RTV21, ”Bon bon”, ishte i ftuar drejtori i departamentit të mbikqëqyrjes bankare në BQK (Bankën Qendrore të Kosovës), Mentor Geci, me të cilin u diskutua lidhur me kulturën dhe kursimin në standardin e Kosovës.

Lidhur me pyetjen se kush mund të kursejë në standardin kosovar?, Geci tha se kursimi është koncept tre dimensional, është funksion i të hyrave që kemi, i ofertës që na ofrojnë bankat dhe sipas tij është funksion i mënyrës se si shpenzohen ato.

Sa i përket ofertës, sipas Gecit bankat duhet të luajnë rol konstruktiv në mënyrë që paratë të deponohen në banka. ”Ka mundësi që shpenzimet të bëhen në mënyrë të pjesëshme, funksion shumë dimensional, por është derivat i të hyrave që kemi”, tha Geci.

Se çfarë duhet pasur parasysh që të kursehet në standardin e jetës në Kosovë?, Geci tha kjo është sfiduese duke pasur parasysh standardin e jetesës në Kosovë dhe se është koncept afatgjatë që varet prej të hyrave dhe nga struktura ekonomike që kemi, shkruan rtv21.tv 

Drejtori i mbikëqyrjes bankare në vend foli edhe për sistemin bankar, me ç’rast tha se sistemi bankar në Kosovë është referencë për vendet e rajonit dhe disa vende të BE-së, duke shtuar se ai është stabil, likuid dhe i qëndrueshëm.

I pyetur se cila kategori kursen më shumë?, Geci tha se më shumë kursejnë personat fizik (familjarët) dhe personat jo rezidentë apo personat që jetojnë jasht Kosovës për periudhën një vjeçare, shkruan rtv21.tv

Mentor Geci ndër të tjera tha se në BQK kanë për qëllim të mbrojnë klientë ndaj bankave. ”Ka raste kur i ju mohohen të drejtat, në këtë kontekst klientët e kanë pozitën kryesore. Nëse bankat nuk veprojnë sipas rregullave ne i shqyrtojmë, në përgjithësi ne i plotësojmë të drejtat e klinetëve”, tha Geci.

Ndërkaq, se si të këshillohen qytetarët që të kursejnë?, drejtori i mbikëqyrjes bankare, Mentor Geci tha se nuk ka ndonjë përgjigjie të prerë, por që planifikimi afatgjatë mund të sjellë kursime. Ai më tutje shtoi se kursimi më i mirë është të kursejmë për të investuar për një mirëqenie më të mirë./21Media

Back to top button