Humbja e vetëdijes, marramendja janë vetëm dy nga simptomat e lidhura me nxehtësinë

Humbja e vetëdijes, marramendja janë vetëm dy nga simptomat e lidhura me nxehtësinë

Vapa mund të ndikojë negativisht te njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe te të rinjtë, te të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe ata me gjendje të caktuar mjekësore.

Problemet e lidhura me nxehtësinë mund të shkojnë nga kushtet e lehta siç janë marramendja, skuqja, pagjumësia ose dhimbjet në kushte shumë serioze, siç është goditja e nxehtësisë që mund të rrezikojë jetën.

Tendosja e tepërt fizike, ekspozimi ndaj diellit ose qëndrimi në vende të nxehta, të ventiluara në mënyrë të dobët ose të mbyllur mund të rrisin rrezikun e stresit të nxehtësisë. Nxehtësia gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore ekzistuese, të tilla si sëmundjet e zemrës.

Më së shumti të prekur nga vapa janë personat mbi 65-vjeç, të cilët jetojnë vetëm ose pa kushte adekuate për freskim, foshnjat, fëmijët e vegjël, shtatzënat, personat me shëndet të dobët fizikë ose që vuajnë nga sëmundjet respiratorë ose  kardiovaskulare, si dhe personat që marrin barna kundër sëmundjeve mentale.

Simptomat e lidhura me nxehtësinë janë humbja e vetëdijes, marramendja, përkeqësimi i gjendjes ekzistuese shëndetësore, iritimi i lëkurës, ngërçet, lodhja fizike, goditja nga nxehtësia, kur temperatura e trupit arrin mbi 40.5 gradë Celsius. Po ashtu, mund të vijë edhe deri te dëmtimi i veshkave, mëlçisë, muskujve dhe zemrës.

Për të shmangur një gjendje të tillë rekomandohet të konsumohet sa më shumë ujë, të mos qëndrohet në vende të nxehta.

Para gjumit, rekomandohet që të bëni tush me ujë të vakët, të mbani këmbët në ujë të ftohtë dhjetë minuta, mos ushtroni para gjumit ose të konsumoni ushqim me erëza dhe mbani hapur dritaren.