Një recetë e lehtë

Një recetë e lehtë

Një nga recetat më të shijshme të kësaj stine është pa dyshim ajo e karrotave turshi. Meqë janë pjesë e pandashme e sallatave të vjeshtës, secilit ju intereson se s’i t’i përgatisni ato.

Po ua sjellim një recetë të lehtë:
Përbërësit:

600 gramë karrota të prera hollë mjaftueshëm për t’u futur në kavanozë,

1 gotë me uthull të bardhë,

1 gotë me ujë,

1 lugë gjelle me kripë për turshi,

1 lugë çaji me fara lulekopre,

Gjysëm luge çaji me piper kokërr,

2 thelbinj hudhër.

Udhëzimet:
Zjeni ujin në një tenxhere të vogël. Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar futni kapakët e kavanozëve ku do t’i fusni karrotat turshi. Karrotat qëroni dhe preni në copëza të holla.

Hidhni në tenxheren e parë dhe lërini të zihen për 2 minuta nëse do t’i konservoni karrotat, ose për 3 minuta nëse do t’i ruani në frigorifer. Hiqini karrotat nga uji dhe shpërlani me ujë të ftohtë.

Përzieni uthullën, ujin dhe kripën në një tenxhere të vogël dhe lërini të zihen së bashku. Merrni kavanozët dhe hidhni erëzat dhe thelbinjtë e hudhrës.

Më pas shtoni copëzat e karrotave të prera në drejtim vertikal dhe hidhni lëngun e uthullës së zier duke lënë një hapësirë prej thuajse 1 centimetër nga pjesa e grykës së kavanozit. Hiqni bulëzat e ajrit me lugë dhe më pas mbyllni kapakët.

Nëse turshitë dëshironi t’i konservoni për më gjatë, atëherë futni për 10 minuta në një tenxhere me ujë të valuar. Më pas hiqni prej andej dhe lërini të ftohen.

Kavanozët, tashmë të mbyllur hermetikisht mund të ruhen në një vend të errët dhe të freskët për deri një vit. Ndërsa kavanozët për përdorim afatshkurtër duhen futur në frigorifer menjëherë sapo kavanozët të jenë ftohur. Ato mund të konsumohen 48 orë pas përgatitjes.