Vëzhguesi rrëfen ngjarjen

Vëzhguesi rrëfen ngjarjen

Vëzhguesi i organizatës GERMIN, Shpëtim Shujaku ka thënë se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve.

Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë rrëfen ngjarjen.

“Në momentin që janë hap këto zarfe kanë pas një erë shumë të rënd dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë hap , disa prej zyrtarëve të KQZ që kanë pas kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u marrë vendimi prej zyrtarit kryesor Besnik Buzhala që procesi me u suspendu për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika”, ka thënë ai.

“Unë personalisht nuk kam pas problem me to, por 6 prej punëtorëve që kanë qenë këtu, pas udhëzimit që kanë marrë në qendrën e mjekësisë familjare, janë dërguar drejt në infektiv. Kurse pjesa tjetër e punëtorëve që kemi qenë këtu jemi duke u kontrolluar te ambulanca emergjente që ka ardhe në vend”, ka thënë ai për kp duke shtuar se përveç 26 zyrtarëve, aty kanë qenë edhe rreth 10 persona tjerë.

Rastin e ka konfirmuar për potalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Polica posedon informacionin dhe në apektin policor jemi duke e trajtuar”, ka thënë Hoxha.

Portali rtv21.tv ka kontaktar edhe me Kliniken Infektive dhe është në pritje të një përgjigje për gjendjen shëndetësore të personave që u helmuan.