Ndalohet një person i dyshuar

Ndalohet një person i dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka ndaluar të dyshuarin A.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’. Dyshohet se ai në muajin nëntor të vitit të kaluar solli ilegalisht në resortin e tij në Gjilan një luan.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Bëhet e ditur se prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan./21Media