Gjovani e Vjollca Luka janë një çift i estradës, që përformojnë kudo nëpër vendet që ka shqipëtarë

Gjovani e Vjollca Luka janë një çift i estradës, që përformojnë kudo nëpër vendet që ka shqipëtarë

Giovani ishte mysafir në një intervistë që RTV21 e kishte realizuar në Ulqin, në kuadër të emisionit 21Gradë. Në intervistë ai u pyet se si ishte takuar me gruan e tij, poashtu këngëtare e njohur.

Këngëtari nga Ulqini tregoi se e kishte takuar bashkëshorten nga Shkodra duke kënduar, ku kishin përformuar së bashku qysh në vitin 1996, shkruan rtv21.tv.

Ata kishin përformuar së bashku në Tropikana, ku kishin filluar edhe shkëndijat e para të lidhjes. Qysh nga atëherë qifti janë së bashku, duke qëndruar gjithmonë pranë muzikës.

Pas një kohe të gjatë që jetuan në Shtetet e Bashkuara, ata janë kthyer të jetojnë në Ulqin. Së bashku qifti kanë një vajzë./21Media